Aktualitet

Raketahedhëse në Banjskë/ KFOR: Do të dërgohen në laboratorë

Policia e Kosovës dyshon se lidhen me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

f.t
Raketahedhëse në Banjskë/ KFOR: Do të dërgohen në
raketat e zbuluara

SPANJË-Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi të enjten se një ekip i tij ka ekzaminuar raketahedhësit e gjetur një ditë më parë nga Policia e Kosovës në afërsi të Manastirit të Banjskës në qytetin verior të Kosovës, Zveçan.

KFOR-i tha në një komunikatë për media se pesë raketahedhësit (Zola) të gjetur dje në Banjskë, për të cilat Policia e Kosovës dyshon se lidhen me sulmin e 24 shtatorit në këtë fshat, do të dërgohen në laboratorë të forenzikës për ekzaminimeve shtesë. Ekipi për asgjësimin e mjeteve shpërthyese nga Komanda Rajonale e Lindjes e misionit të NATO-s bashkëpunoi të ngushtë me Policinë e Kosovës, thuhet në njoftim.

Më 24 shtator 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas sulmuesit u strehuan në manastirin e këtij fshati, prej ku vazhduan përleshjet me policinë. Gjatë përleshjeve u vranë tre sulmues.

Pas sulmit, në Manastirin e Banjskës dhe objektet përreth, përfshirë shtëpi banimi, u konfiskua sasi e madhe armatimi, përfshirë 29 raketahedhës të mbushur dhe 7 të përdorur, automjete të blinduara, më shumë se 20 automjete malore dhe dy motorë për terrene malore./ZËRI

Poll

MOS HUMB