
VLORË- Në bazën e armatimeve të zbuluar gjatë operacionit "Knock Out 6" në Babicë të Vlorës është gjetur edhe një armë në formë stilolapsi që tërhoqi vëmendjen e autoriteteve, shumë ndryshe nga ato të formës klasike.
Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë, gjatë operacionit të koduar “Knock Out 4 dhe 5” që u finalizua gjatë muajit shkurt, sekuestroi një tjetër arsenal armësh zjarri: 1 minë me telekomand, 5 kallepe tritol, 7 kapsolla dentoatore, 4 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, të cilat, bazuar në inteligjencë informative, dyshohet se do përdoreshin për ngjarje kriminale, për llogari të grupeve kriminale./ZËRI