
LEZHË- K. Ç., 21 vjeç, banues në Torovicë është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rënd për jetën. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se 21-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij.
Njoftimi zyrtar:
Rreth orës 16:00, në spitalin rajonal të Lezhës, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi K. Ç., 21 vjeç, banues në Torovicë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij.
21-vjeçari po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të rastit.