Aktualitet

Qeveria urdhëron bizneset që përdorin bombola gazi të sigurohen! Shuma shkon nga 10 milion në 100 mln lekë

Për këtë, Qeveria ka ndarë kategorizimin e këtyre pajisjeve sipas rrezikut që paraqesin ndërsa shtoi se përcaktimi i ‘’kufirit minimal të përgjegjësisë që mbulohet nga kontrata e sigurimit, bëhet me qëllim garantimin e sigurisë së mjedisit, jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarëve nga rreziqet e shkaktuara nga këto pajisje dhe instalime’’.

E.K
Qeveria urdhëron bizneset që përdorin bombola gazi të
Foto ilustruese

TIRANË- Këshilli i Ministrave në mbledhjen e datës 2 maj ka vendosur që të detyrojë të gjitha bizneset që përdorin bombula gazi apo pajisje të tjera me presion që të sigurohen pranë kompanive të sigurimit. Për këtë, Qeveria ka ndarë kategorizimin e këtyre pajisjeve sipas rrezikut që paraqesin ndërsa shtoi se përcaktimi i ‘’kufirit minimal të përgjegjësisë që mbulohet nga kontrata e sigurimit, bëhet me qëllim garantimin e sigurisë së mjedisit, jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarëve nga rreziqet e shkaktuara nga këto pajisje dhe instalime’’.

Kategoritë e operatorëve ekonomikë, të cilët kanë në pronësi apo administrojnë pajisje/instalime nën presion, në funksion të një veprimtarie tregtare dhe që duhet t’i nënshtrohen detyrimit për t’u pajisur me kontratën e sigurimit të përgjegjësisë civile janë, si më poshtë vijon:

a) Restorant/shërbime ushqimi;

b) Akomodim/turizëm;

c) Shërbim social;

ç) Shërbim shëndetësor;

d) Institucione arsimore;

dh) Institucion/ndërmarrje shtetërore;

e) Ndërtim;

ë) Prodhim/përpunim/tregtim produkte joushqimore;

f) Prodhim/përpunim/tregtim produkte ushqimore;

g) Shoqëri tregtimi fluidi me shumicë;

gj) Shoqëri tregtimi fluidi me pakicë;

h) Shoqëri nxjerrje/prodhimi dhe përpunimi fluide/hidrokarbure;

i) Shoqëri prodhimi dhe përpunimi gazrash teknike/mjekësore;

j) Shoqëri tregtimi gazrash teknike/mjekësore me shumicë;

k) Shoqëri tregtimi gazrash teknike/mjekësore me pakicë;

l) Transportim i bombolave të ndryshme;

ll) Transportim me autocisterna;

m) Shërbime hekurudhore;

n) Shërbime detare;

nj) Aktivitete të turizmit detar;

o) Subjektet fizike dhe juridike, që operojnë në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, që gjatë veprimtarisë së tyre përdorin enë nën presion (sistemet e mbrojtjes nga zjarri).

Ndërkohë tek pajisjet me presion që paraqesin rrezzik të lartë për jetën e njerëzve dhe mjedisin, Këshilli I Ministrave rëndit:

a) Kaldajë avulli dhe ujë të nxehur në prodhimtari;

b) Pajisje nën presion stacionare/rezervuar GLN (gazi i lëngshëm i naftës);

c) Bombola GLN (pajisje të transportueshme nën presion-PTNP);

ç) Enët e thjeshta nën presion/stacionare;

d) Enët kriogjenike për gazrat teknike hidrogjen/oksigjen (përfshirë PTNP-të);

dh) Bombolat e gazrave teknike dhe mjekësore (PTNP);

e) PTNP të tjera;

ë) Rezervuar hidrokarbur/lëndë djegëse;

f) Linjat teknologjike/industriale;

g) Pajisjet për shuarjen e zjarrit dhe pajisjet stacionare për shuarjen e zjarrit.

Sipas Qeverisë, me qëllim garantimin e mbulimit të dëmeve që mund të shkaktohen ndaj mjedisit, jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarëve, kufijtë minimalë të përgjegjësisë do të jenë, pajisje/impiante në presion me rrezik të ulët 10 milionë lekë për ngjarje sigurimi dhe 20 milionë lekë në agregat. Pajisje/impiante në presion me rrezik të mesëm 20 milionë lekë për ngjarje sigurimi dhe 40 milionë lekë në agregat. Ndërkohë për pajisje/impiante në presion me rrezik të lartë 35 milionë lekë për ngjarje sigurimi dhe 70 milionë lekë në agregat. Pajisje/impiante në presion me rrezik shumë të lartë 50 milionë lekë për ngjarje sigurimi dhe 100 milionë lekë në agregat.

Qeveria urdhëron bizneset që përdorin bombola gazi të
Kategorizimi

Në kategorizimin e pajisjeve sa i përket rrezikshmërisë, bombolat e gazit, kaldajat, nafta bruto në zonat naftëmbajtëse paraqiten me rrezikshmëri më të lartë. Ndërkohë që më pas kategorizimi ndahet me risk të ulët, të mesëm dhe të lartë./ZËRI

Poll

MOS HUMB