Aktualitet

Breshër i pazakontë në fshatrat e Korçës, dëmtohen të mbjellat

Breshëri ka shkaktuar dëme të shumta në pemët frutore dhe kulturat bujqësore. 

f.t
Breshër i pazakontë në fshatrat e Korçës,
PAMJE NGA RESHJET

KORÇË-Reshje të shumta shiu shoqëruar me breshër janë regjistruar pasditen e sotme në dy fshatra të njësisë administrative Leskovik. Në dy fshatra të njësisë administrative Leskovik, Gërmenj dhe Shelegur, breshëri ka shkaktuar dëme të shumta në pemët frutore dhe kulturat bujqësore. 

Dëmet me të mëdha janë në qershi dhe kumbulla, si dhe kultura bujqësore prashitëse. Mot i paqëndrueshëm pritet të jetë prezent gjatë gjithë javës në zona të ndryshme të juglindjes së vendit, ku temperaturat do të shkojnë deri në 5 gradë celsius./ZËRI

Poll

MOS HUMB