Aktualitet

Gjobitet 26 milionë lekë për një stallë lopësh, Braçe denoncon rastin: A jeni në terezi?

Braçe thotë se po pushkatohet bujku në mes të fushës.

f.t
Gjobitet 26 milionë lekë për një stallë lopësh,
stalla në ndërtim

TIRANË- Një incident i pazakontë ka ndodhur me një bujk, i cili po ndërtonte një ministallë për lopët. Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar rastin ku bujku ka marrë një gjobe me vlerë 2.6 mln lekë pasi ndërtoi një ministallë pa leje aty ku ka qenë serë e vogël.

Braçe thotë se po pushkatohet bujku në mes të fushës. E ndërsa pasqyron në facebook fletën e gjobës dhe vendit për të cilin bujku është gjobitur, Braçe ka dhe një apel ka dhe për ministrin e shtetit për pushtetin vendor Arbjan Mazniku. Sipas tij ky është produkti i presionit ndaj policisë dhe prokurorisë mbi popullin e fshatit.

Gjobitet 26 milionë lekë për një stallë lopësh,
GJOBA
Gjobitet 26 milionë lekë për një stallë lopësh,
STALLA

Denoncimi i deputetit Braçe

A JENI NE TEREZI APO JOOO?

Eeeejjjj 2.625.000 LEKE GJOBE?

Domethene 26.250.000 (shenim redaksional: leke te vjetra) LEKE GJOBE PER KETE DEPON?

26.250.000 LEKE GJOBE NE FSHAT?

Nuk di! Shoh letrat, lexoj kete shkrimin dhe shastisem;

Ka patur SERE-te vogel, si ka ecur, ka vendosur te ndertoj nje ministalle per tre lope-ne hapesiren e seres, me blloqe e cati llamarine, poooooo PA LEJE sepse LEJA KUSHTON pafund, per me teper per kete strukture qe sheh ne foto dhe per kete, 26.250.000 LEKE GJOBE?!

Ju qofshi! NUK DI, E VINI MENDJEN NE PUNE A JO, por kjo eshte ta pushkatosh bujkun ne mes te fushes!

Dhe ky eshte produkti i presionit ndaj e te policise, presioni ndaj e te prokurorise mbi popullin e fshatit e zyrtaret qe duhet te therrin keshtu popullin e fshatit!!

NJE GJE KAM;

MINISTER MAZNIKU NA KALO LIGJIN QE KA NJE VIT I BERE E PRET E PRET TE MIRATOHET!

Beje se kushton shume me pak se kjo e keto GJOBAT E CMENDURA!

/ZËRI

Poll

MOS HUMB