Aktualitet

Qeveria merr VENDIMIN: 70 truproja më shumë për të ruajtur gjyqtarët e prokurorët

Po ashtu do të shtohet siguria për zyrtarët e lartë të Agjensisë Kombëtare të Informacionit (AKSHI) dhe Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

E.K
Qeveria merr VENDIMIN: 70 truproja më shumë për të ruajtur
Foto ilustruese

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur këtë të premte të shtojë numrin e gardistëve, të cilët do të marrin në mbrojtje zyrtarët e lartë të drejtësisë, Gjykatës së Posaçme (GJKKO) dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Kështu, në mbledhjen e fundit për këtë vit, Qeveria ka bërë me dije se 70 gardistë do të shtohen në radhët e Gardës së Republikës.

VENDIMI:

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.597, DATË 13.10.2021,                               TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN                               E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA QË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”,                      TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 12, pika 1, shkronja “d”, dhe pika 2, shkronja “d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në vendimin nr.597, datë 13.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

1. Në shkronjën “g”, të pikës 1, fjalët “ … dhe Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit;” zëvendësohen me “… , Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, gjyqtarët e gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; …”.

2. Në shkronjën “b”, të pikës 2, pas nënndarjes “iv” shtohen nënndarjet “v” dhe “vi” me këtë përmbajtje:

“v. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit;
 vi. Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.”.

II. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për    zbatimin e këtij vendimi.

     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Po ashtu do të shtohet siguria për zyrtarët e lartë të Agjensisë Kombëtare të Informacionit (AKSHI) dhe Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

Lidhur me këtë vendim, Garda e Republikës ka hapur garën ku të interesuarit mund të aplikojnë. Me shtimet e reja numri i efelktivëve të Gardës së Republikës shkon 1.505 gardistë./ZËRI

Poll

MOS HUMB