Aktualitet

Ndërtonte pa leje në hotelin e tij, procedohet biznesmeni i njohur në Vlorë (EMRI)

Bedinaj po ndërtonte një kat shtesë pa leje në godinën në pronësi të tij në Radhimë – Orikum.

f.t
Ndërtonte pa leje në hotelin e tij, procedohet biznesmeni i njohur
Vasil Bedinaj

VLORË-Biznesmeni Vasil Bedinaj, njëheresh kreu i shoqatës së Operatorëve Turistikë në Vlorë është proceduar penalisht pasi po ndërtonte një kat shtesë pa leje në godinën në pronësi të tij në Radhimë – Orikum.

Ndërkohë mësohet se po punohet për arrestimin e Altin Karalliu me detyrë drejtues i punimeve në një firmë, pasi gjatë kontrollit në terren u konstatua se punimet po kryheshin jashtë lejes së miratuar nga organet kompetente. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. K., banues në Vlorë, me detyrë drejtues i punimeve në një firmë, pasi gjatë kontrollit në terren, shërbimet e Policisë në bashkëpunim me IVMT Vlorë kanë konstatuar se në një objekt që po ndërtohej nga kjo firmë, punimet po kryheshin jashtë lejes së miratuar nga organet kompetente. Gjithashtu, për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. B., 51 vjeç, investitor në ndërtimin e këtij objekti.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB