
foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Katër shqiptarë janë vënë në pranga në Angli. Mësohet se të rinjtë shqiptarë ishin në kërkim për vepra penale në Greqi dhe Francë.
Në pranga ka rënë i kërkuar nga Franca, Ergys Hysa, 30 vjeç. Hysa akuzohet për trafik njerëzish.
Alfred Krashi, 20 vjeç si përfshirë në trafik droge është një nga të rinjtë e arrestuar, i cili po ashtu kërkohej nga Franca.
Almano Nanushaj, 32 vjeç, u prangos nga Metropolitan Police, pas një urdhër arresti lëshuar nga Greqia. Nanushaj, prej vitit 2018 ishte shpallur në kërkim për trafik droge.
Ilir Bodini, 42 vjeç, është një tjetër shqiptar që kishte zgjedhur Anglinë për ti shpëtuar drejtësisë greke. Ai akuzohet për tentativë vrasje.
Poll