Aktualitet

440 vendime nga një gjyqtar brenda 2023, Sadushi: Heqim dosjet stok brenda dy vitesh

Gjykata e Lartë shqyrtonte mesatarisht jo më shumë se 250 çështje në vit për gjyqtar, ndërsa këtë vit sipas Sadushit është vendosur një rekord i ri

E.K
440 vendime nga një gjyqtar brenda 2023, Sadushi: Heqim dosjet stok brenda
Sokol Sadushi

TIRANË- Kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi ka bërë bilancin e institucionit që ai drejton në mbyllje të këtij viti. Në një koncerencë për mediatl, Sadushi tha se një gjyqtar iu Gjykatës së Lartë ka mbajtur mesatarisht 440 vendime gjatë vitit 2023.

Sadushi tha më tej se gjatë këtij viti janë regjistruar 1.846 çështje të reja dhe sipas standardit ndërkombëtar po kaq duhej të ishte edhe numri i vendimeve gjyqësore, ndërkohë që janë dhënë 7.848 vendime, pra, 4 herë më shumë se norma e rendimentit për gjyqtar.

Kjo është një përpjekje e Gjykatës së Lartë për të shqyrtuar mijëra çështje të prapambetura, tha Sadushi, i cili shpreson që stoku i dosjeve të marrë fund.

“Shumë shpejt do të konstatoni se pasi të kemi përfunduar shqyrtimin e çështjeve që i përkasin viteve 2017-2018, si vitet me numrin më të lartë të çështjeve të regjistruara, nuk do të ketë çështje që tejkalojnë afatet e arsyeshme të gjykimit. Mjafton t’i referohemi numrit të vendimeve të dhëna nga viti 2020, për të qenë besimplotë se për një periudhë afro dy vjeçare, backlogu prej 24.000 çështjesh do të konsiderohet si një reminishencë e të shkuarës.

Përtej sasisë së çështjeve, gjyqtarët mbeten të fokusuar veçanërisht tek cilësia e vendimmarrjes. Në këtë drejtim jemi të orientuar te shtimi i vendimeve për njësimin, zhvillimin e ndryshimin e praktikës gjyqësore. Gjatë vitit 2023 ka filluar procedura për 13 vendime njësimi (4 nga Kolegji Penal, 2 nga Kolegji Civil dhe 7 nga Kolegji Administrativ), ndërkohë që një pjesë prej tyre janë shpallur dhe të tjerat janë në proces arsyetimi”, u shpreh kreu i Gjykatës së Lartë./Zëri 

Poll

MOS HUMB