Aktualitet

Punonjësit e burgjeve shpërblehen me rrogën e 13-të për fundvit

Të gjithë punonjësit e burgjeve, do të marrin një rrogë shtesë në prag të këtij fundviti

E.K
Punonjësit e burgjeve shpërblehen me rrogën e 13-të për
Burgu i Drenoves

TIRANË- Punonjësit e sistemit të burgjeve do të marrin një rrogë shtesë si shpërblim në këtë fundvit. Me propozim të ministrit të drejtësisë Ulsi Manja, vendimi për shpërblimin e tyre është dhënë në mbledhjen e djeshme të qeverisë.

Më herët shpërblim me pagën e 13 kanë marrë dhe punonjësit zjarrfikës, si dhe punonjësit e administatës që kanë qenë pjesë e tryezave të punës, për negociatat e pranimit të Shqipërisë në BE.

Ndërkohë që për të gjithë pensionistët, familjet në nevojë, dhe për personat me aftësi të kufizuara, shpërblimi i dhënë është në masën e 5 mijë lekëve të rinj.

Për punonjësit e policisë së shtetit është akorduar shpërblimi në formën e dietave ushqimore, në masën e rreth 1 milionë lekëve të vjetra.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB