
GREQI- Dy shqiptarë dhe tetë grekë janë arrestuar nga policia, pasi kanë qëlluar me armë gjatë një ndeshjeje futbolli. Mediat greke raportojnë se ditën e diel 10 persona janë arrestuar nga policia me akuzën për shkelje të ligjit, për dhunën sportive, armëmbajtje pa leje dhe drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme.
Ditën e diel 15:45 të pasdites pas një incidenti mes tifozëve të Apollo Pontion dhe Mandraikos, persona të panjohur fillimisht, qëlluan 9 herë me armë zjarri. Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar 9 gëzhoja, si dhe dy të plagosur gjatë incidenteve, por jo nga të shtënat.
Derbi mes Apollon Pontionit dhe Mandraikos për kampionatin EPSDA është ndërprerë në minutën e 43-të dhe ndërsa rezultati ka qenë 0-0, pasi janë dëgjuar 9 të shtëna si në tribunë ashtu edhe jashtë fushës.Pas kësaj arbitri Vatsios së bashku me ndihmësit dhe vëzhguesit e ndeshjes shkakun në komisariatin e policisë ku dhanë dëshminë e tyre për ngjarjen./ZËRI