Aktualitet

Arrestimi i 17 personave, autoritetet spanjolle hetojnë lidhjen me “El Gordo-n” shqiptar

Autoritetet po hetojnë nëse ky rrjet kriminal do të ketë lidhje me disa nga shqiptarët që u kapën në fund të vitit të kaluar në Kolumbi, mes tyre edhe Besnik Nikolli.

f.t
Arrestimi i 17 personave, autoritetet spanjolle hetojnë lidhjen me
pamje nga arrestimi

SPANJË- Policia spanjolle vazhdon hetimet pas goditjes së një organizate kriminale shqiptare që çoi në arrestimin e 17 personave dhe sekuestrimin e 820 kg kokainë. Pas çmontimin të organizatës në Valencia, hetuesit po gjurmojnë lidhjet e saj në Kolumbi.

Në operacion, autoritetet arritën të arrestonin 17 persona, duke përfshirë liderin shqiptar të grupit, i njohur për kontaktet e tij të gjera në Amerikën e Jugut (Ekuador dhe Kolumbi), si dhe në Evropë dhe Dubai. Ai drejtonte disa kompani me seli në Spanjë dhe përdorte automjete të nivelit të lartë për aktivitetet e tij.

Autoritetet po hetojnë nëse ky rrjet kriminal do të ketë lidhje me disa nga shqiptarët që u kapën në fund të vitit të kaluar në Kolumbi, mes tyre edhe Besnik Nikolli, i kërkuar për ekstradim nga Franca, i cili u arrestua në Santa Marta në gusht 2023. Nikolli njihet edhe me pseudonimet “Niko” dhe “El Gordo”, shkruajnë mediat vendase.

Besnik Nikolli, i njohur në vendin latin me nofkën “El Gordo - I shëndoshi” u arrestua në gusht 2023. Sipas policisë kolumbiane, që prej vitit 2021 ndaj Nikollit ishte lëshuar urdhërarresti nga autoritetet franceze dhe ishte në listën e personave më të kërkuar nga Interpol. Sipas hetuesve kolumbianë, Nikolli kishte lidhje me grupe kriminale në Francë, Shqipëri, Holandë dhe Gjermani. Sipas asaj që raportohet në mediat kolumbiane, ai ishte i pranishëm në vend për të gjetur lidhje me grupe të ndryshme të narkotrafikut në vend./ZËRI

Poll

MOS HUMB