Aktualitet

Publikimi i videove intime, Policia e Tiranës në gjurmët e autorëve: Po identifikohen adresat IP

Krahas veprimeve për identifikimin e personave që qëndrojnë pas shpërndarjes policia po ndjek edhe procedurat për heqjen e materialeve intime nga platformat online ku janë publikuar.

M.K.
Publikimi i videove intime, Policia e Tiranës në gjurmët e
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

TIRANË- Policia e Tiranës ka nisur një hetim pas publikimit dhe shpërndarjes online të materialeve filmike me përmbajtje intime, të cilat dyshohet se u përkasin personave publikë.

Në fokus të hetimit janë faqet dhe profilet që kanë publikuar apo shpërndarë këto materiale. Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po punon për identifikimin e adresave IP dhe të dhënave të tjera që mund të çojnë në autorët e publikimeve.

Krahas veprimeve për identifikimin e personave që qëndrojnë pas shpërndarjes policia po ndjek edhe procedurat për heqjen e materialeve intime nga platformat online ku janë publikuar.

Në kuadër të hetimit, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

Reagimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetimet kryesisht, pas konstatimit të publikimit dhe shpërndarjes në disa portale dhe platforma online të materialeve filmike me përmbajtje intime.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryen veprime hetimore me qëllim identifikimin e adresave IP, dhe të dhënave të tjera të faqeve dhe profileve që kanë publikuar apo shpërndarë këto materiale, si dhe po ndërmerr procedurat për heqjen e tyre nga platformat ku janë publikuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”./ZËRI

Poll

MOS HUMB