
GREQI- Roan Brahimi u vra më shumë se një javë më parë në Greqi, por motivi dhe autorët ende nuk dihen. Dyshimet kryesore lidhen me problemet që ai ka pasur në të shkuarën me të zhdukurin Ervis Martinajn dhe me mikun e tij, Ylli Brahimi. Por ky nuk është i vetmi version që po hetohet. Por sipas gazetares Klodiana Lala, ka edhe një pistë tjetër. Ajo tha se ka informacione që Roan Brahimi mund të jetë ekzekutuar për shkak të një “goli” që ai i kishte bërë një grupi kriminal me bazë në Vlorë, në lidhje me trafikun e kokainës. Por nuk ka përmendur asnjë emër se për cilin grup bëhet fjalë.
“Ka informacione që Roan Brahimi mund të jetë ekzekutuar për shkak të një “goli” që i ka bërë një grupi kriminal me bazë në Vlorë, në lidhje me trafikun e kokainës,”- u shpreh gazetarja Lala në emisionin “Në Shënjestër”.
Pak ditë më parë të njëjtin version përmendi edhe gazetari tjetër Artan Hoxha, i cili u shpreh se Brahimi mund të jetë "shitur" nga njerëzit që e dinin vendndodhjen e tij, pasi në të kundërt autorët do ta kishin të vështirë që ta lokalizionin.
32-vjeçari prej kohësh jetonte në Dubai, dhe njihej për miqësinë me disa personazhe të botës së krimit, që e kanë zhvendosur aktivitetin e tyre nga Shqipëria në Emiratet e Bashkuara Arabe. Brahimi dyshohet se bënte jetë të dyfishtë, pasi dhe një Shqipëri ka familje, grua dhe fëmijë. Ai cilësohej si kundërshtar i Ervis Martinajt, bosit të zhdukur të lojërave të fatit dhe ka qenë i dyshuar për atentatin e ndodhur në mbikalimin e Milotit ku mbeti i vdekur kushëriri i parë i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij. Gjithashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Ylli Ibrahimit ku mbeti i vrarë Klisman Preçi./ZËRI