Aktualitet

Protestë në Prrenjas, banorët nuk duan bashkimin me Librazhdin

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit, ku kanë shprehur publikisht kundërshtimin ndaj këtij propozimi.

M.K.
Protestë në Prrenjas, banorët nuk duan bashkimin me Librazhdin
foto nga protesta ne Prrenjas


PRRENJAS-Ka nisur këtë të martë protesta e paralajmëruar nga banorët e Prrenjasit, të cilët kundërshtojnë projektin e reformës së re territoriale e cila parashikon bashkimin e Prrenjasit me Librazhdin.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit, ku kanë shprehur publikisht kundërshtimin ndaj këtij propozimi. Protestuesit mbanin në duar flamuj kombëtarë, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se manifestimi zhvillohet pa praninë e simboleve apo parullave politike.

Banorët kërkojnë që Prrenjasi të vijojë të funksionojë si bashki më vete, duke argumentuar se një bashkim administrativ me Librazhdin nuk është në interes të komunitetit lokal./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB