Aktualitet

52-ditë protesë! Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarë marshojnë në rrugët e Tiranës

Me pankarat e flamujt kuqezi në duar, ata vijuan me thirrjen e përsëritur tashmë prej më shumë se një muaji për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

M.K.
52-ditë protesë! Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë,
marshimi ne tirane

TIRANË- Qytetarët u mblodhën sot në ditën e 52-të e protestës kombëtare. Ashtu si çdo mbrëmje, ata u mblodhën fillimisht në bulevardin ‘Dëshmoret e Kombit' dhe më pas u stacionin para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet e tyre.

Më pas, qytetarët marshimin në rrugët e kryeqytetit. Me pankarat e flamujt kuqezi në duar, ata vijuan me thirrjen e përsëritur tashmë prej më shumë se një muaji për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

Kërkesat e protestuesve:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI

Poll

MOS HUMB