TIRANË- Përplasjet gjatë protestës së 16 tetorit në kryeqytet kanë lënë 11 persona të lënduar, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës. Mes tyre janë gjashtë protestues, tre efektivë policie dhe dy kalimtarë, ndërsa tre prej protestuesve janë të mitur.
Të dhënat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka përditësuar bilancin e të lënduarve deri në orën 18:45.
Në momentin e raportimit, në urgjencën e Spitalit të Traumës vijonin të qëndronin dy protestues dhe një efektiv policie. Sipas ministrisë, të tre paraqiteshin në gjendje të mirë shëndetësore dhe po i nënshtroheshin ekzaminimeve mjekësore.
Bilanci pasqyron pasojat e përplasjeve të regjistruara gjatë protestës, ku pati konfrontime mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Ministria e Shëndetësisë:
Përditësim/ Të lënduarit protesta 16 tetor 2026, ora 18:45
SUT:
11 të lënduar
6 protestues, (mes tyre 3 të mitur),
3 efektivë
2 kalimtarë
Aktualisht në urgjencën e SUT ndodhen:
– 2 protestues, gjendje e mirë shëndetësore, duke u ekzaminuar.
* 1 efektiv policie, gjendje e mirë shëndetësore./ZËRI