Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për ‘Rejsi Farma’, dyshohet për abuzime me rimbursimet dhe shitje e barnave të skaduara

Kompania Rejsi Farma akuzohet gjithashtu se ka manipuluar dokumentacionin që ka paraqitur për inventarin e barnave të skaduara, duke ofruar informacione të pasakta për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm.

F.I
Prokuroria nis hetimet për ‘Rejsi Farma’, dyshohet për
pamje nga godina

TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim ndaj kompanisë farmaceutike 'Rejsi Farma' për abuzime me skemën e rimbursimit të barnave dhe për hedhjen në treg të barnave të skaduara. Ky hetim është iniciuar pas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili evidenton parregullsi në veprimtarinë e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Drejtoria e hetimit Tatimor duke marre shkas nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi veprimtarinë e Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për procesin e rimburismit të barnave ka referuar gjetjet ne Prokurorinë e Tiranës.

“Është konstatuar se nga ana e grupit të kontrollit janë marrë në konsideratë për efekt llogaritje, lista e barnave prej 18 medikamente, në sasinë 12,178 copë, me vlerë 41,999,556 lekë, të cilat pretendohet se u ka kaluar afati i skadencës edhe mbi 1 vit, për të cilat nuk ka një dokument ose proces-verbal të lëshuar nga autoritetet kompetente si dhe nuk është kryer procedura e rregullt për nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre, duke mos njoftuar Drejtorin Rajonale Tatimore përkatëse nën juridiksionin të cilës i përket, si dhe duke mos marrë miratim nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore”, thuhet në raportin e KLSH.

Raporti thekson se kjo situatë rrezikon jetën e qytetarëve që përfitojnë barna të rimbursuara. Mungesa e procedurave të duhura dhe e dokumentacionit të nevojshëm për barnat e skaduara është identifikuar si një faktor që ndikon negativisht në gjendjen e inventarit dhe në procesin e rimbursimit.

Kompania Rejsi Farma akuzohet gjithashtu se ka manipuluar dokumentacionin që ka paraqitur për inventarin e barnave të skaduara, duke ofruar informacione të pasakta për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm. Burime nga Top Channel konfirmojnë se kjo çështje po hetohet nga Prokurori i Tiranës, Ndini Tavani, i cili është përgjegjës për avancimin e këtij hetimi të ndjeshëm.

Poll

MOS HUMB