Aktualitet

Mashtrim në emër të Ambasadës së SHBA-së: KUJDES! Nën hetim drejtoresha e një qendre arsimore

Qendra arsimore u merrte para qytetarëve të cilëve u premtonte se do t’i çonte me studime në Amerikë.

k.m.
Mashtrim në emër të Ambasadës së SHBA-së: KUJDES!
Foto ilustruese

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka denoncuar një skemë mashtrimi. Në një deklaratë zyrtare, ambasada e SHBA përmend me emër një projekt "Le të flasim së bashku për US24", duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me ta. Ndaj për të shmangur mashtrimin e qytetarëve kanë dalë me deklaratën dhe sqarimin zyrtar. Gjjithashtu, kërkon nga qytetarët që nëse kanë kontakte me persona të tjerë që hiqen si përfaqësues të Ambasadës Amerikane, të denoncojë.

"I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që garantojnë udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara, si dhe viza amerikane falas ose me kosto të ulët. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje kujtdo që të kontaktojë Ambasadën e SHBA nëse dyshon se një person ose organizatë po përpiqet të keqinterpretojë veten si të lidhur me Ambasadën,"-shkruan ndër të tjera në postimin e saj Ambasada. 

Pas hetimeve dhe bashkëpunim të stafit të Ambasadës Amerikane dhe Policisë, për zbulimin e personave pas skemës mashtruese që përdorte emrin e Ambasadës, është vendosur nën hetim drejtoresha e një qendre arsimore, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit. Shtetësja V.L në bashkëpunim me shtetasen K. J. falsifikonin dokumente, për ofrimin e mundësive/bursave për studentët, për të studiuar në universitetet e SHBA-së, nëpërmjet projektit të njohur si “Let’s Talk Together About US24.”

Njoftimi i Policisë:

Departamenti i Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, hetime të përbashkëta me zyrtarë të zbatimit të ligjit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, për zbulimin dhe goditjen e një skeme mashtrimi për ofrimin e mundësive/bursave për studentët, për studime në SHBA.

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ekzekutoi vendimin e Gjykatës, për ushtrimin e kontrollit në banesën e shtetases V. L., zyrtare arsimore në nivel vendor, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit.

Shtetasja V. L. është vënë në hetim, bashkë me shtetasen K. J., pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë krijuar një skemë mashtrimi, duke falsifikuar dokumente, për ofrimin e mundësive/bursave për studentët, për të studiuar në universitetet e SHBA-së, nëpërmjet projektit të njohur si “Let’s Talk Together About US24.”

Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

REAGIMI I PLOTË I AMBASADËS:

Ambasada e SHBA është në dijeni të një projekti të supozuar të njohur si "Le të flasim së bashku për US24". Ky grup nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA-së, Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Departamentin e Arsimit të SHBA-së, programet tona arsimore ose personelin e Ambasadës. Shërbimi i Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit të SHBA-së do të vazhdojë të punojë me Policinë e Shtetit Shqiptar për të hetuar shtrirjen e kësaj skeme mashtruese. I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që garantojnë udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara, si dhe viza amerikane falas ose me kosto të ulët. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje kujtdo që të kontaktojë Ambasadën e SHBA nëse dyshon se një person ose organizatë po përpiqet të keqinterpretojë veten si të lidhur me Ambasadën.

Aktualisht, në rrjet nuk ka asnjë shenjë të projektit "Le të flasim së bashku për US24", pasi mesa duket është fshirë pas denoncimit që i ka bërë Ambasada Amerikane./ZËRI

Poll

MOS HUMB