Aktualitet

Prindërit e kërkonin, gjendet italiania. Policia: Ishte e dehur, ndodhet në spital

Ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të shtetases italiane.

k.m.
Prindërit e kërkonin, gjendet italiania. Policia: Ishte e dehur,
Olga

TIRANË- Olga, e reja nga Italia, e cila ishte zhdukur në Shqipëri, është gjendur. Aktualisht, Policia e Shtetit bën me dije se ndodhet e shtruar në spitalin psikiatrik. Në njoftimin e bërë sot nga Policia e Shtetit është theksuar se e reja, 27-vjeç, pas konsumimit të pijeve alkoolike gjatë qëndrimit në një lokal në rrugën "At Zef Valentini", ka shfaqur probleme shëndetësore dhe të shëndetit mendor. Por nuk dihen detaje të tjera lidhur me ngjarjen e saj shëndetësore.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në lidhje me një rast të publikuar në portale, për një shtetase italiane e cila ka humbur kontaktet me familjen, ju informojnë se ditën e djeshme, shtetasja O. M., 27 vjeçe, pas konsumimit të pijeve alkoolike gjatë qëndrimit në një lokal në rrugën "At Zef Valentini", ka shfaqur probleme shëndetësore nga konsumimi i alkoolit si dhe probleme të shëndetit mendor. 27-vjeçarja është shoqëruar nga ambulanca për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Në Tiranë, ajo ka qenë bashkë me një shoqe, të akomoduara në një hotel në zonën e Astirit, "Deluxe Hotel Tirana". Teksa kishin dalë, shoqja e kishte kontaktuar disa herë në celular, por ajo nuk i ishte përgjigjur dhe më pas është nisur drejt Italisë e vetme. Ndërkohë që prindërit e të resë kërkuan ndihmën e autoriteteve shqiptare për gjetjen e bijës së tyre./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB