
TIRANË- Një 27-vjeçare italiane ka humbur kontaktet me familjen e saj në Itali. E reja duhet të ishte kthyer dje në Itali. Kështu që të alarmuar, përmes rrjeteve sociale, prindërit e saj kanë vënë alarmin. Sipas nënës së saj, Arianna Lombardo Moderini Meriggi, Olga ishte me pushime në Tiranë dhe po qëndronte në zonën e Astirit.
"Unë dhe bashkëshorti im kërkojmë ndihmë nga komuniteti shqiptar, por jo vetëm, veçanërisht nga ata që jetojnë në zonën e Tiranës. Vajza jonë Olga ishte me pushime në Tiranë (zona e Astirit) dhe duhej të kthehej në Itali mbrëmjen e djeshme.
Ajo nuk u shfaq në aeroport dhe nuk dëgjuam më kurrë për të. Autoritetet kompetente tashmë kanë marrë masa për gjetjen e saj, por ndihma e kujtdo që e kishte parë apo takuar së fundmi do të ishte shumë e dobishme.
Kushdo që ka informacion të dobishëm mund të shkruajë në kutinë postare [email protected], të kontaktojë drejtpërdrejt me policinë e Tiranës dhe Ambasadën Italiane në Tiranë.
Ju lutem shperndajeni sa me shume. Faleminderit për bashkëpunimin", thuhet në apelin e prindërve.
Rasti i zhdukjes së saj është denoncuar në Policinë e Shtetit, por nëna e Olgës kërkon ndihmën e të gjithëve për ta lokalizuar. Të gjithë që dinë një informacion, të kontaktojnë me Policinë e Shtetit ose të drejtohen pranë ambasadës italiane në Tiranë./Zëri.ai