Aktualitet

Asambleja e Këshillit të Evropës dënon sulmin terrorist në Banjskë

Në Asamble folën edhe deputetë të Kosovës. Ata kërkuan dënimin e Serbisë për aktet terroriste

D.XH
Asambleja e Këshillit të Evropës dënon sulmin terrorist
Asambleja e Këshillit të Europës

STRASBURG – Anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, kanë dënuar sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Po ashtu, anëtarë të kësaj Asambleje i kanë kërkuar Serbisë, që të mos ndërhyjë në Kosovë.

Në debatin e zhvilluar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, deputetët e Kosovës kanë kërkuar që për rastin e Banjskës, të dënohet Kosova. Ndërsa, Serbia nga ana e saj, shprehet se Albin Kurti ka diskriminuar serbët me politikat e tij.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka kërkuar që palët të kthehen në dialog. Në fjalën e tij, deputeti Arben Gashi deklaroi se Serbia qëndron pas sulmit në Zveçan dhe kjo gjë nuk ka dyshim.

"Më 24 shator në fshatin Banjskë të Zveçanit u shkaktua sulm terrorist, ku një grup i armatosur vrau një polic dhe lëndoi dy të tjerë. Serbia që është anëtare e këtij institucioni mbështeti këtë grup paramilitar me armë të rënda. Serbia po vazhdon t'i mbështesë dhe të fshehë të gjithë ata terroristë. Është në përgjegjësinë tonë që ta dënojmë terrorizimin dhe të gjitha format e tij.

Prezenca e kampeve të trajnimit në Serbi nuk është vetëm shkelje e normave ndërkombëtare, por edhe kërcënim për rajonin. Ne duhet të qëndrojmë bashkë dhe të solidarizohemi kundër terrorizmit. Ne i bëjmë thirrje Serbisë që t'i lëvizë trupat nga Kosova. Prezenca e trupave ushtarake ka potencial për prishje të paqes. Ne besojmë se dialogu për paqe çon në zgjidhjen e problemeve", theksoi Gashi.

Kosova nuk është anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, por në të marrin pjesë deputetë të Kosovës me të drejtë fjale. Përfaqësuesi i Ukrainës Aleksander Mereshko, theksoi se situata në Kosovë është shqetësuese dhe të kujton pushtimin e Rusisë në Ukrainë në vitin 2014.

“Rusia me veglat e saj në Ballkan po tenton një luftë të re, për ta tërhequr vëmendjen nga lufta në Ukrainë. Disa shtete në Ballkan duhet të ndalojnë së shfrytëzuari minoritetet, për qëllime kundër sovranitetit të një shteti tjetër. Nuk besoj as se Vuciçi ka iluzion se mund të ketë kontroll në Kosovë, kjo më shumë është një lojë politike", tha ai.

Përfaqësuesit e Bosnjës ishte në krah të Kosovës, duke u shprehur se besojnë se Prishtina do jetë së shpejti anëtare e Këshillit të Europës.

Në Banjskë të Zveçanit, një grup serbësh sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë policin Afrim Bunjaku./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB