Aktualitet

Pranga 'Tik-tokerit’ shqiptar në Greqi! Abuzonte seksualisht dhe shante ‘live’ personat me aftësi të kufizuara

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën edhe dy persona me aftësi të kufizuar të cilët nuk ishin në gjendje të mbronin veten e tyre prej akteve poshtëruese dhe ofenduese të Florianit.

f.t
Pranga 'Tik-tokerit’ shqiptar në Greqi! Abuzonte seksualisht dhe
FLORIAN ZANI

GREQI- Policia greke ka arrestuar “Hayate”, shqiptarin Florian Zani, nën akuzën e dhunës raciste ndaj personave me aftësi ndryshe dhe fyerje ndaj shtresave të pa afta për tu mbrojtur. 

Kanë qenë po organizatat në mbrojtje të këtyre grupimeve të cilat e denoncuan pasi në Zani në rrjetet sociale Tik Tok dhe You Tube po bënte një transmetim live ku abuzonte seksualisht dhe në vazhdim fyente dhe i tallte viktimat e tij live në rrjetet sociale.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën edhe dy persona me aftësi të kufizuar të cilët nuk ishin në gjendje të mbronin veten e tyre prej akteve poshtëruese dhe ofenduese të Florianit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe kompjutera, disa hard disk dhe programe kompjuterike. Zani do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie paraditen e së mërkurës.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB