Aktualitet

Poshtëronte personat me aftësi të kufizuara! Lihet në burg Tik-tokeri shqiptari

Avokatët e Florian Zanit deklaruan se klienti i tyre ka bërë shaka.

D.XH
Poshtëronte personat me aftësi të kufizuara! Lihet në burg
Florian Zani

ATHINË- Gjykata e Athinës ka lënë në paraburgim, deri në përfundim të hetimeve Tik-tokerin shqiptar Florian Zani. Ndaj tij rëndojnë akuzat “poshtërim”, “dhunë” dhe “shfrytëzim të personave të pambrojtur”. Shqiptari është ndaluar, pasi në rrjetet sociale fyente dhe poshtëronte personat me aftësi ndryshe. Kanë qenë organizatat në mbrojtje të këtyre grupeve, që kanë denoncuar Zanin.

Kjo, pasi Florian Zani në YouTube dhe në Tik Tok kryente veprime poshtëruese ndaj personave me aftësi ndryshe. Avokatët e shqiptarit kanë thënë se klienti i tyre ka bërë shaka dhe se ai mendonte se duke i nxjerrë në rrjetet sociale, iu vinte në ndihmë njerëzve me aftësi ndryshe.

Policia greke lajmëroi se 35-vjeçari shqiptar Florian Zani, nga janari i 2023, mbante një profil në Tik Tok, ku përdorte pseudonim. Ai transmetonte në këtë profil live sjellje abuzive ndaj personave me probleme të shëndetit mendor, me qëllim që të përfitojë financiarisht nga klikimet./ZËRI/

Poll

MOS HUMB