Aktualitet

Zgjebe, grip dhe fruth! ISHP: Dominon AHN1 këtë periudhë, situata në monitorim

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet jo pak problematike.

D.XH
Zgjebe, grip dhe fruth! ISHP: Dominon AHN1 këtë periudhë, situata
Femije i semure

TIRANË – Epidemia e gripit ka arritur një tjetër nivel në vendin tonë. Pas kulmit të infektimeve në mesin e muajit janar, AH1N1 javën e dytë të shkurtit shënon vlerat më të larta deri tani. Mbi 17.700 njerëz janë konfirmuar si të sëmurë nga gripi dhe infeksionet e tjera respiratore vetëm në këtë javë dhe sipas shifrave të Institutit të Shëndetit Publik, kjo është shifra më e lartë e infektimeve, krahasuar me dimrin e një viti më parë.

Në këtë periudhë, ku është piku i qarkullimit të gripit, moshat më të prekura janë ato pediatrike. Tirana mban vendin e parë për numrin e infektimeve, ndjekur nga Gjirokastra dhe Lezha. Kryeqyteti është kthyer në vatër të infeksionit të fruthit. Nga 22 fëmijë të prekur zyrtarisht me fruth, pjesa më e madhe e tyre janë në Tiranë, që është edhe qyteti me nivelin më të ulët të vaksinimit në rang kombëtar.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomoini tha për A2 se në vendin tonë ka edhe raste të zgjebës. Ajo shton se në këtë rast, nuk ka shpërthim masiv epidemiologjik. Ekspertët e ISHP janë duke monitoruar situatën epidemiologjike në vendin tonë, teksa iu bëjnë thirrje mjekëve të qendrave shëndetësore të raportojnë çdo rast të dyshuar të fruthit apo zgjebes./ZËRI/

Poll

MOS HUMB