Aktualitet

Policia e Shtetit në lëvizje: Drejtori i Përgjithshëm Hita hap garën për 3 departamente kyçe

Ndryshime në strukturën drejtuese të Policisë së Shtetit pritet të prekin edhe disa prej qarqeve të vendit, ku aktualisht nuk janë bërë ende lëvizje në nivel drejtuesish.

zh.ll

Policia e Shtetit në lëvizje: Drejtori i Përgjithshëm Hita

TIRANË- Një valë e re lëvizjesh pritet në radhët e Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka hapur garën për tre departamente kyçe në Policinë e Shtetit: Policinë Kriminale, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Kufirin e Migracionin. Pas hapjes së garës, çdo oficer policie që mban gradën drejtues ka të drejtë të aplikojë.

Departamenti i Policisë Kriminale që cilësohet si një nga strukturat më të rëndësishme në Policinë e Shtetit që drejtohej që prej 1 gushtit 2022 nga Neritan Nallbati, do të ketë një drejtues të ri. Sipas burimeve, një nga emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e Policisë Kriminale është Ervin Hodaj, aktualisht drejtor i komanduar i Policisë së Durrësit.

Ndryshimet do të prekin edhe departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare që drejtohet nga Pëlumb Seferi që prej vitit 2020. Për postin në këtë departament prite të kandidojë Idajet Faskaj.

Ndërkohë, edhe në departamentin e Kufirit dhe Migracionit pritet të kemi ndryshime, i cili prej një viti drejtohet nga Saimir Muça, i emëruar kur kryepolic ishte Ilir Proda.

Ndryshime në strukturën drejtuese të Policisë së Shtetit pritet të prekin edhe disa prej qarqeve të vendit, ku aktualisht nuk janë bërë ende lëvizje në nivel drejtuesish. Bëhet fjalë për qarqet e Beratit, Elbasanit, Korçës, Gjirokastrës dhe Durrësit, ku pritet një rishikim i drejtuesve në kuadër të procesit të riorganizimit që ka nisur së fundmi në institucion./ZËRI

Poll

MOS HUMB