
TIRANË- Nuk ka zgjatur më shumë se 24 orë prangosja e 11 të arrestuarve që u kapën duke luajtur "poker" në lokalin e Ylard Lalës në Tiranë. Për të 11 të arrestuarit, Gjykata e Tiranës ka vendosur që të hetohen në gjendje të lirë, duke i nxjerrë nga ambientet e paraburgimit. Përfshirë edhe punonjësin e Gardës së Republikës, 24-vjeçarin Lala, i cili ishte dhe organizatori i lojrave të fatit në lokalin që kishte nën administrin.
Ky i fundit akuzohet për veprat penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", parashikuar nga nenet 197 dhe 197 të Kodit Penal. Bashkë me të, në pranga është vendosur edhe nipi i deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, Rexhep Noka. Emrat e të arrestuarve të tjerë janë: Eglantin Fejzaj; Nikolin Prenga; Fatmir Rumani; Arbjon Tocilla; Marjan Ndoj; Henrik Bruka; Romario Kodra; Erjola Vllahu dhe Cen Mehmetaj.
Po ashtu, veç të arrestuarve, 7 persona u proceduan ne gjendje të lirë për moskallëzim krimi./ZËRI