
TIRANË- 6-vjeçari Rei, i cili prej muajsh përballet me leuçeminë akute, ndodhet në Onko-Hematologji në QSUT. Djaloshi po rritet nga gjyshja, pasi nënën nuk e ka pranë dhe babai vuan nga depresioni, po lufton çdo ditë e më shumë me sëmundjen që ka.
Sipas gazetarit Osman Stafa, i cili ka bërë publik rastin e vogëlushit, Rei mund të vdesë, nëse nuk bën siç duhet kimiotetapinë, teksa spitali nuk ka ilaçe për sëmundjen e 6-vjeçarit. Kushdo ka mundësi, të ndihmojë sado pak Rein, pasi ai nuk po gjen shpëtim, teksa të gjithë. shteti, drejtësia, ministria, QSUNT e kanë lënë në baltë.
‘’Rei 6-vjeçar vuan nga leuçemia akute ne Onko-Hematologji në QSUT. Prej datës 18 tetor ai nuk merr kimio pasi medikamenti (asparaginaza) mungon.
Asparaginaza është kimio e cila nuk gjendet në farmaci, për shkak se është një medikament spitalor, që sigurohet vetëm nga Ministria dhe Drejtoria e QSUT. Nëse fëmija nuk e merr këtë ilaç sipas protokollit të mjekut ai shkon drejt fatalitetit.
Imagjinojeni pak, e kanë kthyer këtë fëmijë 4 herë deri tani, se nuk ka ilaçe. Është një tmerr. Apeloj që sa më parë Ministria e Shëndetësisë të ndërhyj. Nuk bëhet fjalë vetëm për këtë rast, por edhe për raste të tjera që trajtohen me këtë medikament.
Mosdhënia e ilaçit jetëshpëtues në këtë rast, është krim. Po i mohohet një 6-vjeçari, mundësia për të luftuar përbindësin që është brënda tij. Ky është krim!”, shkruan gazetari në një intervistë që ka bërë me gjyshin e të miturit.
Postimi në Facebook, i gazetarit, Osman Stafa:
Ky është Rei, 6-vjeçari që vuan nga leuçemia akute në Onko-Hematologji në QSUT.
Rei është djali i fortë.
Rei po rritet nga gjyshja e tij.
Rei nuk e ka pranë nënën e tij.
Babai i Reit vuan nga depresioni.
Rei nuk e di se me çfarë sëmundje po përballet.
Rei kërkon të shkojë në shtëpi.
Rei është mërzitur nga spitali.
Rei është bërë agresiv ndaj bluzave të bardha, sepse i bëjnë shumë gjilpëra.
Rei është një djalë shumë energjik.
Rei ka një buzëqeshje shumë të bukur.
Rei do të shkojë në shkollë, por sëmundja që ka nuk e lë, sepse merr infeksione.
Rei nuk ka shokë e shoqe.
Rei s'mund të rrijë me ta sepse merr shumë kollaj infeksione.
Rei kërkon të jetojë.
Rei po lufton.
Rei ka 25 ditë që nuk bën kimioterapi.
Reit i ka thënë spitali se nuk ka ilaçe për ty.
Çdo ditë që kalon për Rein është regres.
Por askujt nuk i intereson që për Rein s'ka ilaçe.
Rei mund të vdesë, nëse nuk bën siç duhet kimiotetapinë.
Rei kërkon të jetojë.
Rei po lufton.
Rein e kanë lënë në baltë, shteti, drejtësia, ministria, QSUNT.
Rei është në mëshirë të fatit.
Rei është vetëm.
Rein po e vrasin, duke mos i dhënë mjekimet.
Por askujt nuk i intereson Rei.
Unë nuk e heq dot nga mendja fytyrën e Reit dhe buzëqeshjen e tij.
Rein po e vrasin.
Kjo histori është duke ndodhur...
Sot, tani, prej 25 ditësh, në QSUNT, në vendin që ne presim shpëtimin.
Kjo është historia e Reit 6-vjeçar!
Zoti qoftë me të!