MIRDITË – Policia në Rrëshen ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi u kap duke lëvizur në qytet i armatosur me armë zjarri.
Ai kishte fishek në fole në armë, gati për qitje. Shtetasi Fatjon Ndrejaj u arrestua në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”.
"U arrestua në flagrancë shtetasi Fatjon Ndrejaj, 32 vjeç, banues në Rrëshen, pasi u kap duke lëvizur në qytet, i armatosur me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje”, njoftoi policia.
Efektivët njoftojnë se janë proceduar në gjendje të lirë dhe vëllezërit M. Ll., 36 vjeç dhe V. Ll., 41 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesa iu janë gjetur armë sportive dhe sasi fishekësh, që posedonin pa leje.
Armët dhe fishekët janë sekuestruar nga policia, në cilësinë e provës materiale./Zëri.ai/