Aktualitet

"Plumbi i artë"/ Hoxhaj "zbërthehet": Do vrisnim Ndocin, "Krymi" ishte porositësi! Debate të forta, ballafaqohet me Alibejn

Hoxhaj ka rrëfyer për atentatin ndaj Altin Ndocit, për të cilin tha se porositësi ishte Erjon Alibej.

zh.ll
"Plumbi i artë"/ Hoxhaj "zbërthehet": Do vrisnim
henrik hoxhaj-Erjon Alibej

TIRANË- GJKKO ka mbajtur seancën e radhës për dosjen "Plumbi i artë", ku ka dëshmuar i pandehuri Henrik Hoxhaj. Gjatë dëshmisë së tij, ai ka dhënë deklarime për disa nga ngjarjet e rënda kriminale për të cilat po zhvillohet gjyqi. Hoxhaj ka rrëfyer për atentatin ndaj Altin Ndocit, për të cilin tha se porositësi ishte Erjon Alibej. Sipas tij, ai ishte njoftuar nga Dumani për këtë, teksa tregon se porosia nuk u krye, për shkak të Covid-it në atë kohë. Madje, ai thotë se ka pasur në plan për ta  ekzekutuar Ndocin edhe në qeli.

“Kam marrë porosi për vrasjen e Altin Ndocit. Kjo për shkak se këta ishin bërë bashkë dhe ishin bërë kundra Krymit. U mor porosia po nuk u bë, se ishte Covidi. Ndoci ka jetuar nga zona e “Misto Mames”. I kam kaluar në lagje, ma ka treguar Nuredini. Bije shumë në sy se ishte pandemi, nuk kishe k’u rrije. Sipas Nuredinin Krymi e kishte porositur. Ai investonte. Pastaj Ndoci ra në burg”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj ka rrëfyer edhe planin për vrasjen e Oti Kikës, ndërsa gjatë seancës ëshë përballur me Erion Alibejn. Seanca u shoqërua me replika të drejtpërdrejta mes tyre, ndërsa u diskutuan pretendime për porosi vrasjesh dhe komunikime të zhvilluara përmes aplikacioneve të enkriptuara.

Pjesë nga përplasja në sallë:

Hoxhaj: Se çfarë të ka thënë Nuredini ty unë s’e di, ai është palaço.

Alibej: Bisedën me Nuredinin për vrasjen e Oti Kilës e ke bërë gojarisht apo në aplikacion?

Hoxhaj: E kam bërë gojarisht në Elbasan. Ka qenë para se të bieshe ti në burg. Ka qenë pas vrasjes së vëllezërve Haxhia. Herën e dytë, kur u ndërmorën veprime, e kemi diskutuar në aplikacion.

Alibej: Pse doja ta vrisja Oti Kilën, sipas Nuredinit?

Hoxhaj: Nuredini s’e di ç’thoshte për një lidhje. S’e di mirë.

Alibej: Kam qenë prezent, bashkë me Nuredinin, kur është bërë biseda në aplikacion për Sokol Sanxhaktarin.

Hoxhaj: Tani, unë po them çfarë më ka thënë Nuredini. Se është palaço ai, çfarë të bëjmë.

Alibej: Kur ke shkuar në Elbasan, të priti dikush me C-Class gri. Skerdi Tasi tha se ai ishte kunati i Alibejt. E njeh kunatin tim?

Hoxhaj: Jo, nuk e njoh.

Hoxhaj: Kam marrë porosi për vrasjen e Altin Ndocit. Kjo për shkak se këta ishin bërë bashkë dhe ishin bërë kundra “Krymit”. U mor porosia, por nuk u bë se ishte Covid. Ndoci ka jetuar nga zona e “Misto Mames”. I kam kaluar në lagje, ma ka treguar Nuredini. Bie shumë në sy se ishte pandemi, nuk kishte ku rrije. Sipas Nuredinit, “Krymi” e kishte porositur. Ai investonte. Pastaj Ndoci ra në burg.

Pyetje: Po pasi ishte në burg, a vijoi ndonjë plan Nuredini për vrasjen e tij?

Hoxhaj: Ne jemi interesuar për ta vrarë Altin Ndocin me snajper brenda në burg. Nuredini e diskutonte me mua. Ishte në ëndrrat e tij, por nuk e kemi realizuar.

Poll

MOS HUMB