Banesa ku ka ndodhur ngjarja
Berat- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditë e sotme në Uznove të Beratit, ku një 50-vjeçar ka ndarruar jetë pasi ka rrëshqitur nga çatia e një banese. Bëhet fjalë për Pëllumb Mollaj, i cili po rikinstruktonte çatinë e banesës. Ende nuk ka detaje nëse Mollaj ishte punëtor apo po punonte në shtëpinë e tij.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 11:00, në lagjen Uznovë, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punimeve për rikonstruksionin e një banese, ka rënë nga skela shtetasi P. M., 50 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI
Poll