TIRANË- Personi që shihni në foto është 58-vjeçari Bardhyl Fusha, autori i tentativës së grabitjes së filialit të "FiBank" në Tiranë, ngjarje e ndodhur mesdiën e sotme.
Mësohet se Bardhyl Fusha është një sipërmarrës në fushën e ndërtimi. Ai rezulton pronar "2D Construction" shpk, ndërsa burime bëjnë me dije se ka qenë i proceduar disa herë pas denoncimeve nga klientët për mosshlyerje pagesash.
Ndërkohë, në dëshminë e tij, ai deklaruar se grabitjen e ka kryer për shkak të borxheve që u ka personave të tjerë.
"Jam ndërtues. Kisha detyrime për të shlyer për të shklyer. Kam detyrime ndaj paleve te treta, ndaj hyra në bankë se më duheshin lekët”, kështu ka deklaruar autori i cili dështoi të grabiste 20 milionë lekë në filialin e FiBank në zonën e ish parkut të autobusëve në Tiranë.
Dinamika e grabitjes
Mesditën e sotme, 58-vjeçari Bardhyl Fusha është futur i pamaskuar në ambientet e bankës dhe me një çantë në dorë, ku brenda saj kishte një armë kallashnikov. Menjëherë sapo është futur brenda, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në dysheme. Pas këtij momenti, autori është drejtuar për te arka e bankës, ku mësohet se ka arritur të marrë një shumë të konsiderueshme parash, siç shihet edhe në foto. Mësohet se 58-vjeçari ka marrë shumën prej 20 mijë eurosh, të cilat i ka futur në çantë dhe ka tentuar të largohet. Ndërkohë, një qytetar aty pranë ka arritur të njoftojë policinë ku në kohë rekord patrulla mbërriti dhe kapi autorin e dyshuar i cili po dilte nga dera e bankës. Menjëherë 58-vjeçarit i ëshë sekuestruar çanta ku brenda saj janë gjetur lekët dhe një çantë tjetër ku u gjet arma e zjarrit, e përdorur në ngjarje./ZËRI