Aktualitet

Autori u fut me kallash dhe mbushi çantën me 20 mijë euro, por u kap në 'çark' te dera, si dështoi tentativa e 58-vjeçarit (FOTO)

Mesditën e sotme, 58-vjeçari Bardhyl Fusha është futur në ambientet e bankës dhe me një çantë në dorë, ku brenda saj kishte një armë kallashnikov.

zh.ll
Autori u fut me kallash dhe mbushi çantën me 20 mijë euro, por
vendngjarje-cante me para

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga tentativa e grabitjes së një filiali të 'FiBank' në Tiranë, në zonën e Deliorgjit. Mesditën e sotme, 58-vjeçari Bardhyl Fusha është futur i pamaskuar në ambientet e bankës dhe me një çantë në dorë, ku brenda saj kishte një armë kallashnikov. Menjëherë sapo është futur brenda, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në dysheme. 

Pas këtij momenti, autori është drejtuar për te arka e bankës, ku mësohet se ka arritur të marrë një shumë të konsiderueshme parash, siç shihet edhe në foto. Mësohet se 58-vjeçari ka marrë shumën prej 20 mijë eurosh, të cilat i ka futur në çantë dhe ka tentuar të largohet. 

Autori u fut me kallash dhe mbushi çantën me 20 mijë euro, por
canta me para

Ndërkohë, një qytetar aty pranë ka arritur të njoftojë policinë ku në kohë rekord patrulla mbërriti dhe kapi autorin e dyshuar i cili po dilte nga dera e bankës. Menjëherë 58-vjeçarit i ëshë sekuestruar çanta ku brenda saj janë gjetur lekët dhe një çantë tjetër ku u gjet arma e zjarrit, e përdorur në ngjarje. Ndërkohë, policia po këqyr edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të kuptuar nëse autori a vepruar i vetëm apo ka pasur bashkëpunëtorë./ZËRI

Poll

MOS HUMB