
Sherr ne familje
PEQIN – Një ngjarje e pazakontë dhune ka ndodhur në Peqin. Një çift bashkëshortësh kanë dhunuar fizikisht njëri-tjetrin.
Policia njofton se sherri ka nisur për motive të dobëta. Sipas njoftimit të bluve, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për burrin dhe gruan.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. B., 40 vjeç dhe për bashkëshorten e tij, shtetasen H. B., banuese në Peqin, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit, për motive të dobëta”, tha policia./ZËRI/
Poll