Aktualitet

Plani i ri anglez! Londra paguan influencuesit e TikTok për të ndaluar valën e refugjatëve

Londra ka përzgjedhur disa influencër shqiptarë të TikTokut, të cilët do të marrin deri 5 mijë paund në muaj.

D.XH
Plani i ri anglez! Londra paguan influencuesit e TikTok për të ndaluar
Emigrantet per ne Britani dhe TikTok

LONDËR- Qeveria e Britanisë së Madhe po mendon për çdo ditë që të mbajë larg nga territori i saj, shqiptarët e paligjshëm. Që të arrihet ky qëllim, qeveria e vendit ishullor ka menduar që të fusë “në lojë” influencerët shqiptarë.

Janë zgjedhur disa influencër shqiptarë në TikTok, që mendohet se kanë influencë tek publiku dhe është propuzuar që secili prej tyre të paguhet 5 mijë paund në muaj. Influenceri duhet që të përçojë mesazhin, që shqiptarët të mos shkojnë ilegalisht në Mbrëtërinë e Bashkuar.

Shkrimi i plotë i medieve britanike:

Influencërit shqiptarë të TikTokut do të paguhen mijëra paundë, për të paralajmëruar emigrantët që të mos kalojnë Kanalin me varka të vogla. Ndërkohë që skemat e ngjashme kanë qenë tashmë në fuqi në Francë dhe Belgjikë prej disa vitesh, Sekretari i Brendshëm, James Cleverly, ka urdhëruar një zgjerim në më shumë shtete.

Kjo do të përfshijë Shqipërinë, Irakun, Egjiptin dhe Vietnamin, me plane nga qeveria britanike, për të futur në listë edhe influencër që ndalojnë emiigrantët nga Turqia dhe India, raporton The Times. Në Shqipëri, një reper, dy humoristë, blogerë të stilit të jetës, personazhe televizive dhe një simpantizant udhëtimesh janë në listën e kandidatëve, që mund të paralajmërojnë emigrantët, që të mos bëjnë udhëtimin e rrezikshëm.

Plani i ri anglez! Londra paguan influencuesit e TikTok për të ndaluar
Emigrantet 2

Ata thuhet se u zgjodhën për aftësinë e tyre për të tërhequr të rinjtë, grupi më i madh i emigrantëve që kalojnë Kanalin. Sipas draft dokumenteve, influencuesit mund të merrnin deri në 5,000 £, me një buxhet të përgjithshëm prej 30,000 £ për influencuesit shqiptarë. Ndërkohë, ka një buxhet prej 15,000 £ për të paguar influencuesit në Vietnam dhe Egjipt.

Në përgjithësi, ka një buxhet prej 576,5000 £ që mbulon pesë vendet. Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha se kjo masë është e nevojshme."Kontrabandistët e njerëzve përdorin shpesh mediat sociale për të shpërndarë gënjeshtra dhe për të promovuar aktivitetet e tyre kriminale dhe është jetike që ne të përdorim të njëjtat platforma për të informuar migrantët për të vërtetat rreth kalimit të Kanalit dhe ardhjes ilegalisht në MB”, tha ai.

Plani i ri anglez! Londra paguan influencuesit e TikTok për të ndaluar
TikTok

"Me metodat që kemi përdorur deri tani, kemi arritur që të kufizojmë me 36 përqind numrin e emigrantëve që vijnë drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ne nuk kërkojmë falje për përdorimin e çdo mjeti të nevojshëm për të ndaluar anijet dhe për të shpëtuar jetë", u shpreh zëdhënësi. Si rezultat i masave të ndërmarra nga qeveria britanike, është reduktuar numri i shqiptarëve që shkojnë me varka, në mënyrë të paligjshme për në Britaninë e Madhe./ZËRI/

Poll

MOS HUMB