Aktualitet

E RËNDË në Tiranë/ E mitura përfundoi në spital, arrestohet pedofili 31-vjeçar

E gjithë ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt, por është marrë vesh pasi një e mitur kishte shkuar në spital për ndihmë mjekësore.

k.m.
E RËNDË në Tiranë/  E mitura përfundoi në spital,
Pamje nga arrestimi

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku 31-vjeçari Elvis Qekaci ka abuzuar seksualisht me një të mitur. E gjithë ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt, por është marrë vesh pasi një e mitur kishte shkuar në spital për ndihmë mjekësore, e menjëherë mjekët kanë njoftuar Policinë. Pas rrëfimit të të miturës, në pranga është vendosur pedofili, Elvis Qekaci.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Abuzoi seksualisht me një shtetase të mitur, falë punës intensive hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 4, identifikohet, kapet e vihet në pranga 31-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e autorëve që kryejnë vepra penale, pas njoftimit të marrë se një shtetase e mitur, ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, dhe dyshohej se ishte abuzuar seksualisht, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të autorit të dyshuar.

Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, më datë 11.02.2024, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./ZËRI

Poll

MOS HUMB