Aktualitet

Arsenali i armëve në Vlorë, lihet në burg Gjergji Dervishaj

Armët janë dërguar për analiza në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

D.XH
Arsenali i armëve në Vlorë, lihet në burg Gjergji Dervishaj
Arrestohet Gjergji Dervishaj

VLORË- Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 31-vjeçarin Gjergji Dervishaj.

Dervishaj u arrestua dy ditë më parë në qytetin bregdetar. Gjatë operacionit policor të zhvilluar gjatë së hënës, u zbulua një arsenal armësh në një “dyqan” dhe u vendos në pranga pronari i subjektit, pikërisht 31-vjeçari Gjergji Dervishaj. Efektivët e Vlorës, në lidhje me arsenalin e armëve të gjetur në një dyqan të sajuar, vunë në pranga dy ditë më parë, Dervishajn, njohur me pseudonimin “Zoto”. Ai rezulton se ka precedentë penalë, kryesisht në fushën e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në “biznes” u gjet brenda një valixheje një minë me telekomandë, 4 armë zjarri automatikë (njëri me selinaciator), 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri imituese, 12 krëhëra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, 1 targë makine, 1 peshore elektronike.

Policia dyshon se armatimet do të përdoreshin në ngjarje kriminale. Po ashtu, po hetohet nëse armët janë përdorur në krime në të kaluarën. Armët janë dërguar për analiza në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme./ZËRI/

Poll

MOS HUMB