
VLORË – Një depo armësh është zbuluar në një zonë shumë pranë qendrës së Vlorës.
Në këtë depo armësh janë gjetur disa pistoleta, 2 kallashnikovë, targa dhe mina telekomandë.
Ekspertët e kriminalistikës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me zbulimin e depos me armë, një person ka rënë në pranga.
I arrestuari është dërguar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Depoja me armë ndodhej në lagjen ’10 korriku” të qytetit bregdetar.

Depoja ishte kamufluar si një dyqan rrobash. Autoritetet kanë pasur informacione për këtë depo dhe e kanë mbajtur nën vëzhgim, deri në momentet e ndërhyrjes, sot më 12 shkurt. I arrestuari është një shtetas me mbiemrin Dervishi. Policia ka ushtruar kontrolle edhe në një banesë pranë “dyqanit”, e cila dyshohet se është në pronësi të të prangosurit. Nuk dihet saktësisht nëse armatimet shërbenin për të kryer ndonjë atentat apo depoja shërbente për shitje të armëve për llogari të grupeve kriminale.
Armët e zbuluara:
3 mina
2 kallashnikovë
2 pistoleta scorpion
2 pistoleta glock
1 pistoletë me mulli
Targa
/ZËRI/