
Foto ilustruese
TIRANË- Një përleshje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Mirel Ishka. Burime bëjnë me dije për ZËRIN se autori ka mundur që të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia po punon për kapjen e tij.
Ishka është dërguar në spitalin e Traumës dhe po i nënshtrohet një operacioni. Arsyeja e plagosjes nuk dihet ende. /ZËRI
Poll