Aktualitet

‘Ai plehrë’, daja i 27-vjeçares që vrau veten pas fotos intime: Vetëgjyqësi, nëse autori s'merr dënim maksimal

Daja tha se shteti duhet ta dënojë maksimalisht autorin e ngjarjes.

D.XH
‘Ai plehrë’, daja i 27-vjeçares që vrau veten pas
Daja i 27-vjecares se vetevrare

TIRANË- Daja i 27-vjeçares, gruas së re, që u hodh nga kati i katërt i një pallati në Kamëz, tha se mbesa e tij ka qenë e martuar në Kosovë. Ai tha se ka pasur edhe një vajzë të vogël. Daja u shpreh se nuk ka informacione se çfarë lidhje ka pasur mbesa e tij me 39-vjeçarin e arrestuar. Ai tha se e reja, në dijeninë e tij, nuk ka pasur probleme me bashkëshortin, përpos disa debateve të vogla.

“Mbesa ime ka jetuar në Kosovë, ka një vajzë të vogël dy vjeçe. Nuk ka pasur probleme me burrin, vetëm disa probleme të vogla familjare. Nuk kam informacion se çfarë lidhje ka pasur me 39-vjeçarin. Nuk di çfarë të them. Kemi qeshur e kemi luajtur. Kam ardhur i kam parë gocat, kemi qarë hallet familjare. Unë akuzoj personin në fjalë që është arrestuar, sepse 100% ai është. Nuk di çfarë të them. Ditën e enjte e kam parë për herë të fundit mbesën. Kemi dalë, kemi pirë kafe. Nuk ka shfaqur asnjë shenjë, qoftë mërzitje. Vetëm thjesht o dajë do iki prapë në Kosovë. I kam thënë mirë, shko. Është e martuar. Ka vajzën dy vjeçe. I shoqi ka ardhur dje. Të hidhesh nga kati i katërt për atë plehrë është e tepërt”, tha daja.

Më tej, daja i viktimës ka deklaruar se nëse autori nuk merr dënim maksimal, atëherë do të ketë vetëgjyqësi.

“Unë habitem se si e ka bërë këtë makabër, si i ka bërë këto gjeste ai person. Nuk e di ca shpirti, ca njeriu paska qenë. Jam shumë i tronditur. Nuk di të shprehem. Nga drejtësia, si prokuroria, gjykata dhe ministri Balla, unë si dajë kërkoj që autori të mos dalë nga burgu. Unë dua dënimin më të rreptë. Nuk ekziston varja, unë kërkoj burg të përjetshëm. Sepse siç ma mori jetën e mbesës, do ja marr unë jetën. Atë e di shpirti jonë si e kemi rritur. I kërkoj Taulant Ballës që mos ta nxjerrin nga burgu”, tha daja i 27-vjeçares të ndjerë.

Një 27-vjeçare u hodh nga kati i katërt i pallatit ku jetonte me qira në Kamëz. Për ngjarjen është arrestuar 39-vjeçari Altin Çoku. Autori pretendon se ka qenë në një lidhje intime me viktimën dhe se foton e ka bërë në hotel. Sipas tij, publikimi i fotos i ka shkaktuar probleme edhe me bashkëshorten. 27-vjeçarja ka qenë e martuar me një shqiptar nga Kosova, kanë pasur një fëmijë bashkë dhe kanë qenë në proces divorci. Gjatë kësaj kohe, ajo është takuar me Altin Çokun dhe se kanë pasur vetëm një takim së bashku. 27-vjeçarja dyshohet se u vetëhodh mbrëmjen e së shtunës, nga kati i katërt i një pallati në Kamëz. Pavarësisht se u transportua me urgjencë në spital, nuk arriti t’ju mbijetojë plagëve të shumta që kishte marrë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB