Aktualitet

Plagosja në Mamurras, 21-vjeçari pendohet: Qëllova në gjaknxehtësi

Pendesa e tij nuk ka ndikuar, pasi Prokuroria ka ngritur ndaj tij 2 vepra penale: plagosje e rëndë me dashje dhe mbajtje e armëve pa leje.

k.m.
Plagosja në Mamurras, 21-vjeçari pendohet: Qëllova në
Foto ilustruese

MAMURRAS- Autori i plagosjes me armë zjarri të 25-vjeçarit Jurgen Ndreca, Endri Baçuku ka shfaqur pendesë për ngjarjen e ndodhur. Sipas "ReportTv", 21-vjeçari, i cili u njoh me masën e sigurisë "arrest me burg", ka deklaruar se e gjithë ngjarja ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.

"E gjitha ka nisur pas një konflikti të momentit,"-mësohet se është shprehur para togave të zeza i riu. Por pendesa e tij nuk ka ndikuar, pasi Prokuroria ka ngritur ndaj tij 2 vepra penale: plagosje e rëndë me dashje dhe mbajtje e armëve pa leje.

Plagosja me armë zjarri ndodhi mesditën e 8 marsit në qendër të qytetit të Mamurrasit, ku pas një sherri të nisur për konflikte banale, mbeti i plagosur 25-vjeçari Jurgen Ndreca. Ky i fundit mori një plumb në shpallur, por fatmirësisht nuk iu rrezikua jeta. Pas plagosjes, Baçuku e ka hedhur armën në tokë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, por u prangos vetëm pak minuta më pas./ZËRI

Poll

MOS HUMB