Aktualitet

4 mijë fara kanabisi në çantë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

I riu nga Durrësi u vu në prangat e policisë në kryeqytet, ndërsa me vete iu gjet sasia e madhe e bimëve të kanabisit

E.K
4 mijë fara kanabisi në çantë, arrestohet
Farat e kanabisit

TIRANË- Një 17-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi i është gjetur një sasi e madhe prej 4 mijë farash kanabisi.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, për një shtetas i cili transportonte fara kanabisi, me qëllim shitjen kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Furnizuesi".

Si rezultat u arrestua në flagrancë një shtetas 17 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik dhe çantës së tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi farash të dyshuara narkotike kanabis (4000 fara).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./ZËRI 

Poll

MOS HUMB