Aktualitet

Plagosi veten, ç'ndodhi me punonjësin e Gardës? Efektivi shoqërues i Ilirjan Celibashit, ngjarja në KQZ

Nga raportimet e 28-vjeçarit, plagosja ka ndodhur teksa ai po pastronte armën e shërbimit dhe nga pakujdesia ka shtënë, megjithatë hetimet lidhur me këtë ngjarje kanë nisur.

k.m.
Plagosi veten, ç'ndodhi me punonjësin e Gardës? Efektivi
Foto ilustruese

TIRANË- Nisin hetimet për vetëplagosjen e efektivit të Gardës së Republikës. 28-vjeçari, i cili është plagosur në dorë dhe në këmbë, është shoqërues i Komisionerit Ilirjan Celibashi. Po ashtu, raportohet se edhe plagosja e tij ka ndodhur në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nga raportimet e 28-vjeçarit, plagosja ka ndodhur teksa ai po pastronte armën e shërbimit dhe nga pakujdesia ka shtënë, megjithatë hetimet lidhur me këtë ngjarje kanë nisur. Agjensia e Mbikqyrjes Policore po heton për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB