Aktualitet

Plagosi me thikë bashkëatdhetarin në Itali, arrestohet 44-vjeçari shqiptar

44-vjeçari shqiptar mësohet se ka precedentë të mëparshëm penalë.

f.t
Plagosi me thikë bashkëatdhetarin në Itali, arrestohet
foto ilustruese

ITALI-Një 44-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi dyshohet se qëlloi me thikë një bashkëatdhetarin e tij pas një debati që pati mes tyre. Mediat italiane raportojnë se 44-vjeçari ka marrë një plagë në bark, por ndoshet jashtë rrezikut për jetën. 

Si ndodhi ngjarja

Informacionet paraprake të mbledhura nga dëshmitarët okularë kanë lejuar ushtarakët të rindërtojnë shpejt dinamikën e ngjarjes. Autori i dyshuar pas një debati që kishte me shqiptarin tjetër, u largua, për tu rikthyer sërish në lokal, por këtë herë i armatosur me një thikë. Ai qëlloi në stomak personin e plagosur dhe më pas u largua me automjetin e tij. Kur shkoi në vendin e ngjarjes, policia gjeti personin e plagosur të ulur në një karrige, ndërsa tentonte të ndalonte gjakderdhjen. Autori i dyshuar u kap disa minuta pas ngjarjes, ndërsa në automjetin e tij, u gjet jo vetëm thika me shenjat e gjakut, por edhe dy thika të tjera. 44-vjeçari shqiptar mësohet se ka precedentë të mëparshëm penalë./ZËRI

Poll

MOS HUMB