Aktualitet

Kishte shkuar si turist në Francë, shqiptari kapet duke shitur kokainë

Në automjetin e tij policia gjeti 42 doza kokainë.

f.t
Kishte shkuar si turist në Francë, shqiptari kapet duke shitur
FOTO ILUSTRUESE

FRANCË-Një shqiptar është arrestuar nga policia franceze. Mediat vendase raportojnë se 40-vjeçari është kapur në flagrancë nga policia duke shitur kokainë në parkingun e një McDonald’s në Vannes të Francës të martën e 30 korrikut. Në automjetin e tij policia gjeti 42 doza kokainë. 40-vjeçari mbërriti në Francë në mes të korrikut, me pretendimin për të kaluar pushimet.

Ai u dënua me tetë muaj burg dhe menjëherë u burgos, ndërsa si masë shtesë i është ndaluar qëndrimi në Morbihan për një periudhë prej pesë vitesh, i janë sekuestruar nga gjykata automjeti, telefoni dhe 390 euro që kishte me vete./ZËRI

Poll

MOS HUMB