Aktualitet

Plagosi me armë të birin, Gjykata e Korçës lë në burg të moshuarin

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 83-vjeçarin Agim Shkullaku, i cili 3 ditë më parë, plagosi me çifte djalin e tij.

I.F
Plagosi me armë të birin, Gjykata e Korçës lë në
Foto ilustruese

KORÇË- Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 83-vjeçarin Agim Shkullaku, i cili 3 ditë më parë, plagosi me çifte djalin e tij.

83 vjeçari nga fshati Stropckë pas një sherri që ka patur me djalin e tij 47 vjeçarin Përparim Shkullaku, ka qëlluar dy herë me çifte në gjoks ndaj tij, duke e lënë të plagosur rëndë.

Pak ditë më parë para grupit hetimor, 83-vjeçari është shprehur se e ka plagosur djalin e tij në gjendje të rënduar psikologjike pas dhunës së ushtruar nga i biri.

Organi i akuzës ka kërkuar arrest me burg për të moshuarin, masë e cila është pranuar nga gjykata ndërkohë që mësohet se avokati mbrojtës edhe për shkak të moshës së Shkullakut, ka kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

47 vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në kryeqytet por jashtë rrezikut për jetën. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB