Aktualitet

Plagosi me armë në krah 27-vjeçarin në Fier, kapet autori (Emrat)

Policia ka arrestuar Gentjan Vrenozin, 27 vjeç. Ai dyshohet se ka plagosur sot rreth orës 12:00 shtetasin Mevlut Hasa. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

D.XH
Plagosi me armë në krah 27-vjeçarin në Fier, kapet autori
Policia Fier

FIER- Policia e Fierit ka arrestuar personin, që plagosi me armë zjarri ditën e sotme rreth orës 12:00 Mevlut Hasën.

Autori i plagosjes është shtetasi Gentjan Vrenozi. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në fshatin Çermë Çlirim, për motive të dobëta.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen e një 27-vjeçari në Fermë Çlirim, pas disa minutash ndjekje nga Policia, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi  në Komisariati i autorit të dyshuar, shtetasit G. V., me të cilin po kryhen veprimet procedurale hetimore", njofton policia.

Më herët, policia ka sqaruar ngjarjen dhe ka njoftuar se kishte identifikuar autorin e ishte vënë në kërkim të tij.

“Rreth orës 12:00, në fshatin Fermë Çlirim, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. V., 27 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. H., 27 vjeç, të dy banues në Fermë Çlirim.

Shtetasi M. H. është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e shtetasit G. V.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftuan blutë e Fierit. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB