Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri taksistin për parkimin, arrestohet pas 2 muajsh 32-vjeçari

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ndodhi mbrëmjen e 9 prillit në rrugën e Dibrës ku një konflikt banal për parkimin degjeneroi në përdorimin e armës.

k.m.
Qëlloi me armë zjarri taksistin për parkimin, arrestohet pas 2
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka vendosur në pranga Franci Canajn, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosje me armë zjarri. I riu ishte shpallur në kërkim që prej muajit prill dhe mbi të rëndojnë veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ndodhi mbrëmjen e 9 prillit në rrugën e Dibrës ku një konflikt banal për parkimin degjeneroi në përdorimin e armës.

32-vjeçari Franci Canaj, pas një konflikti për motive të dobëta me 29-vjeçarin Gerald Hoxha, i cili punonte si taksist, nxori armën dhe qëlloi në drejtim të tij. Taksisti u plagos në këmbë./ZËRI

Poll

MOS HUMB