Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj kërkon lirimin me kusht: Kam kryer shumicën e dënimit

Në kërkesën e tij, ish-efektivi i RENEA-s ka argumentuar se ka kryer pjesën më të madhe të dënimit, ndaj edhe kërkon lirimin nga qelia. 

k.m.
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj kërkon lirimin me kusht: Kam
Pjerin Xhuvani dhe Arbër Paplekaj

DURRËS- Arbër Paplekaj, ish-efektivi i RENEA-s i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ka kërkuar lirimin me kusht. Kërkesa është depozituar në Gjykatën e Durrësit. Në kërkesën e tij, ish-efektivi i RENEA-s ka argumentuar se ka kryer pjesën më të madhe të dënimit, ndaj edhe kërkon lirimin nga qelia. 

Seanca, ku edhe do të shqyrtohet kërkesa e tij, pritet të mbahet më 16 korrik.

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota.

Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB